Ozil fton Erdoganin në dasmën e tij

Mesfushori Mesut Ozil ka takuar Presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan në aeroportin “Ataturk” të Stambollit dhe ka ftuar atë personalisht në dasmën e tij.

Marketing

Futbollisti Ozil edhe më parë ka takuar me Presidentin Edrogan, takim ky që nxiti reagime të shumta nëpër rrjetet sociale, shkruan Fourfourtwo.

Ozil i cili u doli në mbrojtje të këtij takimi ka marrë kritika ksenofobie, gjë që përfundoi edhe me largimin e tij të parakohshme nga skuadra kombëtare gjermane.
Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni takimin e parë të Ozilit me Erdoganit që u zhvillua gjatë verës së vitit të kaluar.