Mesut Ozil është i vendosur të qëndrojë te Arsenal edhe sezonin e ardhshëm për të plotësuar kontratën e tij, do pastaj do të konsiderojë një transferim në Turqi apo ShBA.

Mikel Arteta ende nuk ka përdorur Ozilin, lojtarin më të paguar të tyre që nga rifillimi i sezonit, pavarësisht që e kishte ftuar tri herë në stol.

Sipas The Sun, Ozil nuk e ka ndërmend të largohet nga Arsenal këtë afat kalimtar, dhe dëshiron të largohet si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.

Marrëdhëniet mes tij dhe klubit janë të mbushura me tensione, me Arsenalin që dëshiron ta largojë sa më parë nga lista e pagave.

Mesut Ozil nuk dëshiron që të rikthehet në Bundesligë pas kritikave që mori pas një takimi me Erdogan, dhe sheh ShBA dhe Turqinë, si destinacione për karrierën e tij.