Nga “EVN-Maqedoni” njoftojnë se gjat ditës për shkak të aktiviteteve të planifikuara në qarkun elektrik shpërndarës, pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të Gjorqe Petrovit, Çairit, Qendrës dhe Sopishtes.

Siç theksohet në njoftim, shfrytëzuesit e Fshatit Lubin në komunën e Sarajit, nga ora 8:50 deri në ora 10:50, do të mbesin pa energji elektrike.

Në kumtesë EVN shton, se prej orës 9 deri në ora 13, pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve Pançe Nedellkovski, ndërtesat e rrugës Pançe Nedelkovski, me numër 47 deri tek numri 63, rruga Pançe Nedellkovski afër kishës “Shën Gjorgj”, SHF “Cvetan Dimov”, ndërtesat e reja përballë SH “Cvetan Dimov” e cila dërgon në rrugën Serava, ndërtesa numër 63 dhe 85 dhe shfrytëzuesit në afërsi të shkollës fillore “Cvetan Dimov”.