Pa energji elektrike nesër disa komuna të Shkupit

Pa energji elektrike nesër disa orë do të mbeten shfrytëzuesit e disa pjesëve të komunave Butel, Qendër, Çair dhe Karposh.

Marketing

Nga QRMK pas njoftimit nga EVN informojnë se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike është për shkak intervenimeve teknike në rrjetin elektro distribues.

Nga ora 08:15 deri në orën 12 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Natanail Kuçevishki” një pjesë e rrugës “Hoshi Min” dhe rr “Kraishka” në komunën e Butelit, ndërsa prej orës 08:30 deri në orën 12, shfrytëzuesit e QSR Kale dhe objekteve përreth të rr “Lazar Liçenovski” në komunën Qendër.

Prej orës 9 deri 12 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rr “Mara Mezhdureçka” dhe rr “Ivan Manolev” në komunën e Çairit, ndërsa prej orës 9 deri në orën 13 shfrytëzuesit e bulevardit “Aradhet Partizane” ndërtesa nr 153 në komunën e Karposhit.

Marketing