Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Çuçer Sandevës, Sarajit, Butelit, Zelenikovës dhe Studeniçanit

Për shkak të punëve teknike në elektro rrjetin distribuiv, nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e komunave Çuçer Sandevo, Saraj, Butel, Zelenikovë dhe Studeniçan.

Marketing

Siç kumtoi QRMK-Shkup, nesër pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 14:00 do të mbesin një pjesë e fshatit Brazda, Komuna Çuçer Sandevo, nga ora 12:00 deri në orën 14:00, një pjesë e fshatit Matka – objektet deri te hidroelektrana, Komuna Saraj, nga ora 09:00-11:00 një pjesë e fshatit Orizare e Epërme, komuna Butel dhe nga ora 09:00-15:00 fshatra dhe vende të populluara në komunën Zelenikovë, uikend lagjja Jane Sandanski dhe fshati Moranë në komunat Zelenikovë dhe Studeniçan.

Marketing