Pa energji elektrike nesër disa rrugë të komunave të Shkupit

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektro rrjetin e shpërndarjes nesër pa energji elektrike do të mbesin disa rrugë nga komunat Saraj, Karposh dhe Qendër.

Marketing

Siç njoftojnë nga EVN, nesër nga ora 08:00 deri në orën 12:30, në komunën Qendër ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në rrugën “Kostadin Kirkov”.

Nga ora 09:00 deri në orën 11:30 pa energji elektrike do të jenë rrugët “Gigo Mihajlloski” nr.6 dhe “Daskall Kamçe” nr.1, në komunën e Karposhit, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 13:00, një pjesë e fshatit Arnaqi në komunën e Sarajit dhe rr. “Serska” nr.18 dhe rr. “Vostaniçka” nr.13 dhe 44, në komunën e

Kisela Vodës. Nga ora 12:00 deri në orën 15:00 energji elektrike nuk do të ketë në rrugën “Petar Pop Arsov” në komunën e Qendrës.

Ndërsa nga ora 12:30 deri në orën 15:00 një pjesë e rrugës “Jurij Gagarin” nr.100 deri në nr.172, një pjesë e rr. “Strushka” nga nr.1 deri në nr.25 dhe një pjesë e rr. “Kozle” nga nr.130 deri në nr.170 në komunën e Karposhit.

Marketing