Pa energji elektrike nesër një pjesë e Karposhit

“EVN Maqedoni” SHA njofton se për shkak të aktiviteteve teknike në rrjetin e shpërndarjes në Qytetin e Shkupit pa energji elektrike nesër, do të jenë pika e karburantit të Makpetrol në fshatin Çojlija dhe një pjesë e komunës së Karposhit.

Marketing

Pika e karburantit e Makpetrolit në fshatin Çojlija, komuna e Petrovecit, do të jetë pa energji elektrike nga ora 8:30 deri në orën 16:00. Nga ora 09:00 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga Bul.Mitropolit Teodosia Gologanov, një pjesë e rr. Risto Ravanovski, rr. Bagdadska dhe Ankarska.

Marketing