Ndërprerje të energjisë elektrike është paralajmëruar për nesër nga ora 08:30 deri në orën 14 për konsumatorët nga një pjesë e fshatit Rashçe në komunën e Sarajit, ndërsa nga ora nëntë deri në ora 10 në rrugën “Anton Panov” numrat 8, 8A, 10 dhe 33 në lagjen Kapishtec në komunën Qendër, bëri të ditur sot Qendra Rajonale për menaxhim me kriza të qytetit të Shkupit.

Pa energji elektrike nga ora 09:30 deri në orën 11:30 do të jenë konsumatorët nga objektet industriale të firmave MVM Kompani, Dars dhe Granit në “Kaçaniçki pat” dhe rrethinë dhe vendin e quajtur “Vrtaçica” në komunën Çuçer Sandevë, nga ora 05:10 deri në orën 15:30 në fshatrat Gllumovë, Shishevë dhe Matkë dhe firmat Bis Oil dhe Adrius në Saraj), ndërsa nga ora 08:30 deri në orën 10:30 konsumatorët nga Bul. Kuzman Josifovski Pitu nr.22 dhe nr.24 dhe rrugën “Simeon Kavrakirov” deri në nr.9 në komunën e Aerodromit.

Artikulli paraprakNëntë aksidente në Shkup brenda 24 orëve, një këmbësor i lënduar rëndë
Artikulli tjetërKroacia kundër Anglisë në kërkim të lavdisë, formacionet e mundshme