Pa energji elektrike shumë pjesë të Shkupit

ër shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro të distribuimit nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunës së Aerodromit, Sarajit, Karposhit, Qendrës, Studeniçanit dhe Zelenikovës, kumtojnë nga QRMK-Shkup.

Marketing

Në periudhën nga ora 08:30 deri në ora 15:30 minuta pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Anastas Mitrev” dhe “Venjamin Maçukovski3” në komunën e Aerdoromit.

Në periudhën nga ora 08:45 deri në ora 12:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Gllumovë të locuar pas shkollës fillore, komuna e Sarajit, nga ora 09:00 deri në ora 12:00 shfrytëzuesit nga fshati Nerezi i Epërm, Komuna e Karposhit, ndërsa nga ora 09:00 deri ora 14:00 shfrytëzuesit nga rruga “Orce Nikollov”, komuna e Qendrës.

Në periudhën nga ora 09:00 deri ora 15:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit nga fshatrat Koliçan i Epërm dhe i Poshtëm, Ramni Geber, Vërtakic dhe Pagarushë, Komuna e Studeniçanit, ndërsa nga ora 10:00 deri ora 13.00 shfrytëzuesit e fshatit Orashan – vendi i quajtur Nerezini, Komuna e Zelenikovës.

Marketing