Pa gjykatë speciale nuk ka drejtësi

Governor-elect Charlie Baker, left, receives The Governor's Gavel from Gov. Deval Patrick at the State House, in Boston, as three other gifts, The Key, The Bible and the book of State Statutes, received lay on the table in background, Wednesday, Jan. 7, 2015. Patrick left the Massachusetts Statehouse for the last time as governor Wednesday. (AP Photo/The Boston Herald, Angela Rowlings, Pool)

Nuk ka asnjë marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin është paraparë të zgjidhet e statusi i Speciales, as me zgjedhje të parakohshme, por as edhe me idenë e emërimit të një prokurori ndërkombëtare në vend të Katcia Janevës, që do të ndihmonte në tejkalimin e vijave të kuqe midis partive politike të shumicës dhe pakicës parlamentare, shkruan gazeta KOHA. Idenë për një prokuror të huaj e para në opinion e ka liferuar Aleanca për Shqiptarët (ASH) e Ziadin Selës, e cila ka bërë thirrje që vetëm ekspertë ndërkombëtarë mund të rikthejnë besimin tek institucionet dhe të vazhdojë funksionimi i Prokurorisë Speciale.

Marketing

POLITIKA PREFERON PROKUROR TË HUAJ NË KRYE TË PSP-së

Së fundmi, pro kësaj ide është shprehur Presidenti, Stevo Pendarovski, i cili ka potencuar se në princip të huajt kanë pasur ndikim pozitiv në vend, por thekson se duhet të shihen kornizat ligjore për këtë çështje.

“Në princip asnjëherë nuk kam pasur problem me përzierjen e të huajve në asnjë fushë, nëse janë kompetentë dhe profesionistë. E shohim se kemi vetëm rezultat pozitiv nga ndërhyrja e të huajve, BE-ja, NATO dhe vendet partnere. Nuk e di nëse kjo është e mundur por në princip do të doja të shihja përfshirje më të madhe të personave të huaj profesionistë në mbështetje të sistemit tonë gjyqësor”, është shprehur Presidenti, Stevo Pendarovski. Nga ASH-ja e Ziadin Selës thonë se kjo ide për herë të parë është prezantuar nga lideri i tyre, para një muaj.

“Për hir të vërtetës kjo ide për herë të parë u prezantua nga Lideri ynë Ziadin Sela, para një muaj e gjysme pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore. E njëjta u prit nga opinioni vendas si një ndër zgjidhjet më të duhura për ta reformuar sistemin e drejtësisë. BDI- ishte partia e vetme që e kundërshtoj këtë ide me arsyen sipas tyre se Maqedonia e Veriut nuk na qenka Protektorat ndërkombëtar. Pas skandalit që tronditi themelet e drejtësisë me rastin Zhvatja, dhe përfshirjen e Kryeprokurores Katica Janeva në këtë skandal. Tani më kjo iniciativë e ASH gjithnjë e më shumë po shihet si alternativa e duhur dhe e domosdoshme që në Krye të Prokurorisë Publike apo bartës i proceseve reformuese të institucioneve të drejtësisë të jete ekspert i huaj që do ta delegonte BE-ja ose SHBA”, deklaroi për gazetën KOHA, Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së.
Nga kjo parti thonë se vetëm në këtë mënyrë, Maqedonia e Veriut mund të bind partnerët ndërkombëtar si ato të BE dhe të SHBA se po bënë përpjekjet e duhura për negociatat me BE-në.
Nga Lëvizja BESA e Bilall Kasamit vlerësojnë se më se e nevojshme është që sistemit juridik të shtetit ti jepet një impuls shtesë dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes një Komisioni shtetëror i udhëhequr nga SHBA dhe BE që jo vetëm do ndihmojë drejtësinë në Maqedoninë e Veriut por do vendosë edhe themelet e një gjyqësori dhe prokurori profesionale.

“Lëvizja BESA ka shkuar një hap më tutje, sa i përket sistemit juridik në vend. Vlerësojmë se vetëm një ekspert nga jashtë është i pa mjaftueshëm për të zgjidhur problemet në drejtësi. Ne e kemi thënë disa here se duhet të formohet një Komision Shtetëror e cila do të përshpejtonte reformat në sistemin juridik, i cili komision do tu përbëhej nga SHBA dhe BE, për të na ndihmuar në zbatimin e reformava thelbësore e kualitative dhe në fund e gjithë kjo të përmblidhet përmes një “Vetingu” të drejt, e cila do ta çlironte njëherë e përgjithmonë sistemin juridik të ndikuar nga politik”, deklaroi Elmedin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes BESA.
Ndërkohë, që nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thonë se ato gjithnjë kanë qenë për respektimin e ligjit dhe në vijë me politikat pro evropiane dhe amerikane. Por, nuk precizojnë qëndrimin e tyre lidhur me idenë e emërimit të një prokurori të huaj në krye të Speciales.

EKSPERTËT: GJYKATA SPECIALE SHPËTIM PËR MAQEDONINË

Njohësit e zhvillimeve në sistemin gjyqësor janë të mendimit se nuk mund të sjell ndryshim dhe fleksibilitet në sistemin gjyqësor një prokuror i huaj. Sipas tyre ky është një propozim formal.
“Ky është një propozim lojë dhe nuk mbanë. Institucionet ekzistojnë dhe duhet vetëm të respektohet ligji asgjë me tepër. Mirëpo, këtu në Maqedoninë e Veriut gjithçka e ka humbur kuptimin. Jo prokuror special por gjykatë speciale edhe atë me seli në Hagë ose ndonjë qendër të BE-së. Gjithashtu e kam shprehur dilemën rreth punës së prokurorisë në dy drejtime: – një rreth stërzgjatjes së ngritjes së aktakuzave dhe ngritja e tyre në mënyrë selektive për disa ish funksionar dhe funksionar aktual që janë në detyrë, nuk ndërmarrin asgjë. Prandaj vlerësoj se gjithçka çka përflitet sipas meje është lojë vetëm që të mjegullohen disa punë”, deklaroi për gazetën KOHA, Mitasim Beqiri, profesor i së drejtës penale.
Ndërkaq, profesori në fakultetin juridik në Shkup, Gordan Kallajxhiev vlerëson se edhe nëse emërohet një i huaj në krye të Speciales nuk mund të bëjë asgjë, për arsye se nuk e njeh sistemin dhe rrethanat.
“Që në fillim kur është formuar Prokuroria Speciale unë propozova një prokuror nga Kroacia, i cili më pas erdhi këtu si këshilltarë. Por edhe nëse emërohet prokuror nga jashtë nuk mund të gjendet në këtë situatë, për arsye se nuk i njeh rrethanat. Duhet një prokuror i guximshëm, kushtimisht thënë një ‘laro’ i cili do të mund ti kundërvihet krimit dhe korrupsionit”, deklaroi për gazetën KOHA, Kallajxhiev.
Nga ana tjetër, analisti politik, Blerim Hyseni, thekson se është mirë që të emërohet prokuror special i huaj edhe pse, sipas tij, në labirintet e mëdha të sistemit gjyqësor në Maqedoni vështirë të arrihej ndonjë sukses i madh edhe me prokuror te huaj.
“Aq shumë është shtresuar e keqja dhe mos funksionimi i sistemit të drejtësisë në Maqedoni saqë është vështire të jesh optimist me një zgjidhje të tillë. Nëse kësaj ja shton edhe përvojën e hidhur të prokuroreve të huaj në Kosovë gjatë administrimit ndërkombëtarë atëherë pak ka vend për optimizëm. Megjithatë ndoshta ia vlen të provohet me një prokurorë të posaçëm ndërkombëtarë por vlerësoj që më mirë do të ishte një prokuror special shqiptar, kjo për arsye se nuk është provuar asnjëherë dhe e dyta shqiptarët më pak kanë qenë të përfshirë në raste të deritanishme rreth proceseve gjyqësore dhe reformave në të. Andaj mendoj që partitë shqiptare më shumë duhet të këmbëngulin që prokurori special të jetë shqiptar e më pas ndërkombëtarë”, tha për KOHA, Hyseni. (koha.mk)

Marketing