Pa rrymë nesër një pjesë e konsumatorëve në disa lagje të Shkupit

Për shkak të aktiviteteve teknike në shpërndarjen e rrjetit elektronik, pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve në disa lagje të Shkupit dhe në fshatin Kuçkovë.

Marketing

SHA “EVN Maqedonia” informoi se në periudhën prej orës 10:30 deri 15:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Radoja Dakiq” dhe “Kastriot Skënderbeu” në lagjen Draçevë, prej orës 9:00 deri 15:00 shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Kuçkovë, prej orës 9:00 deri 13:00 një pjesë e Sarajit në dalje të fshatit Gllumovë, një pjesë e fshatit Gllumovë dhe restorantet Korabi dhe Gajer. Pa energji elektrike prej orës 8:00 deri 12:00 do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Ivan Manolov” dhe “Rokomija” në Butel.

Marketing