Pacientët me Kovid hidhen nga dritaret e spitalit,policia ruse nis hetimet

Rusia po tronditet nga një seri ngjarjesh sa të rëndë aq dhe misterioze.

Marketing

Tre pacientë të tjerë me koronavirus janë hedhur nga dritarja e spitalit duke gjetur vdekjen. Kjo e ka çuar numrin e incidenteve të tilla në këtë vend në 7, me vetëm një person që i ka mbijetuar rënies.

74-vjeçarja Nadezhda Salkova u hodh nga kati i katërt i Spitalit Semashko në Moskë, ku po trajtohej për Covid-19. Ajo ishte vetëm në dhomën e spitalit ku qëndronte e shtruar prej 3 javësh dhe policia po heton për shkaqet e ngjarjes.

Familjarët e viktimës mendojnë e moshuara mendonte vetëvrasjen për shkak të ilaçeve që merrte për të luftuar koronavirusin. Po ashtu, 10 ditë më parë, një 68-vjeçar me Covid-19 u hodh nga dritarja e terapisë intensive në Spitalin e Veteranëve në Jarosllav.

Gjithashtu, mediat ruse kanë bërë me dije se edhe një 49-vjeçar me koronavirus është hedhur nga dritarja e një spitali në Moskë, ku trajtoheshin pacientë me virusin.

Marketing