Shëndeti publik në Maqedonia vazhdon të vuaj pasojat e nje letargjie organizative në të gjitha nivelet, kurse pacientët janë ata, të cilët, në vend se të kurohen më shpejt, paguajnë shtrenjt neglizhencën e mjekëve dhe autoriteteve shëndetësore.

Regjistrimi i rezonancës magnetike, tomografi me kompjuter, me dezintometar, e cila duhet të sheh gjendjen e kockave, electromyografija, me të cilën shqyrtohen potencialet e muskujve dhe stimulimet kardiake, i cili vazhdon punën e zemrës, janë shërbimet për të cilat pacientët ankohen. Ata thonë se pritjet e gjata në listën për operacione, mund të kenë pasoja shëndetësore. “Ne presim për një tomografia kompjuterike, dhe akoma nuk është gati. Kur shkojmë na thonë çdoherë ejani nesër, ejani këtë ditë apo atë ditë. Ka tre herë që kam ardhur. Çdo të dytën apo të tretën ditë vij këtu tek mjekët për gruan time, bëjnë disa kontrolle dhe kjo vetëm zvarritet”, thotë një qytetar. Ka nga ata qytetarë që edhe pse kanë probleme me shëndetin ose kërkohet një ndërhyrje kirurgjikale, ata nuk marrin hapin të shkojnë në spital, për shkak të pritjeve të gjata.

“Jam 67 vjeçare, vuaj nga dhimbjet e kyçeve, kam qenë në kontroll më shumë se dy herë, ku këto kontrolle kanë zgjatuar me muaj. Më nevojitet një ndërhyrje kirurgjikale, jo vetëm që të zvarrisin sa andej këndej, por në shëndetësinë tonë nuk kam fare besim”, tha një grua, për gazetën Koha.

Kirurgët thonë se pacientët futen në listë në bazë të gjendjes së tyre dhe pritje më të gjata ka për rastet që s’janë shumë urgjente. Por, qytetarët thonë se mund që të ketë raste kur pritet. Por, është keq që një person i sëmurë të presë një kohë të gjatë sepse përderisa pret mund edhe të ndërrojë jetë. Për dallim nga klinika kirurgjikale e Shkupi, që qytetarët hasen me pritje të gjata, në Klinikën kirurgjikale të Tetovës, kjo situatë është nën kontroll.

“ Te ne pacientët, t’ju them sinqerisht, mund të presin dy deri në tre ditë më shumë për një ndërhyrje kirurgjikale. Mund të ndodh që të pret nëse atë javë është programi a personeli i ngarkuar. Ne bëjmë të pamundurën që pacienti të mos pret më shumë se një javë”, tha për Koha, Menka Ristovska, motra kryesore e Klinikës kirurgjikale në Tetovë. Ajo shtoi se ka një numër të konsiderueshëm të pacientëve që bëjnë operacione në klinikën e tyre.

Ministra e Shëndetësisë e pranon se nuk janë marrë masa për shmangien e kohëzgjatjes të pritjeve të gjata në kirurgji, as edhe nuk kanë një listë se sa pacientë presin për ndërhyrje kirurgjikale. Sipas kësaj ministrie përgjegjësia e pritjeve të gjata, të pacientëve, për operacione, bie mbi mjekët, sepse ata e kanë nën kontroll procesin e punës.

“Për intervenimet kirurgjikale, vendosin vetë kuadri mjekësor, pra pacienti merret vesh me doktorin. Intervenimet kirurgjikale, respektivisht dinamika e punës shkon në përputhshmëri me oraret e vet doktorëve specialistë dhe në koordinim me menaxhmentin e institucionit”, thanë nga ministria e shëndetësisë, për gazetën Koha.

Projekti me emrin „Termini im“ funksionon pesë vjet, por sipas një pjese të mjekëve dhe pacientëve kjo “reformë” në sektorin e shëndetësisë ka krijuar një kaos absolut, ndonëse në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, pacientët mund të gjejnë vendin dhe datën e caktuar, për kontroll./Koha.mk/