Pacienti i parë nga koronavirusi në Shqipëri drejt shërimit, Edi Rama: I love you

Edi Rama jep një lajm të shumëpritur dhe thotë “I love you”
Kryeministri shqiptar ka dhënë një lajm të mirë për një pacient me koronavirus që nëse kryen edhe testin e fundit me sukses atëherë bëhet i shëruari i parë në Shqipëri.

Marketing

Në këtë njoftim Edi Rama bëri sërish thirrje për durim dhe u lut për forcë të shtuar atyre që po luftojnë me këtë sëmundje dhe mjekëve.

Dhe lajmin për shpresë e mbylli duke thënë “I love you”.
Ja statusi i plotë:

🔴 NJË LAJM I MIRË😍😍😍
🔴KONTAKTI I PARË I PACIENTIT ZERO QË KUROHET NË SPITALIN INFEKTIV DOLI NEGATIV NË TESTIN E PARË🤩
🔴 NËSE EDHE NË TESTIN E DYTË PAS 48 ORËSH KY REZULTAT DO TË KONFIRMOHET, ATËHERË DO TË KEMI TË SHËRUARIN E PARË👍
🔴 TË PRESIM DHE TË LUTEMI QË ZOTI T’U JAPË FORCË TË SËMURËVE DHE HERONJVE ME BLUZA TË BARDHA, NË VIJËN E ZJARRIT ME ARMIKUN🙏
🔴 DURIM, BESIM DHE DURIM, DURIM, DURIM!
I LO❤️E YOU

Marketing