Pacientja e parë nga Dibra është lëshuar në mjekim shtëpiak

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë natës nuk ka pasur të testuar persona të ri, ndërkaq për momentin priten mostrat për testim për 3 persona nga Dibra,

Marketing

Ata shtojnë se pacientja e parë e infektuar me virusin korona, sot është lëshuar në mjekim shtëpiak.

“Ajo është testuar për të dytën herë pas diagnostifikimit të virusit dhe është në gjendje stabile”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata shtojnë se në gjendje stabile është edhe pacientja nga Dibra, e cila ishe e kyçur në aparatet për frymëmarrje.

“Pesë pacientët të cilët mjekohen në Spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing