Pacientja vdes nga koronavirusi, sulmohet mjekja te “8 Shtatori”, disa të shoqëruar në polici

Ministri Venko Filipçe ka bërë të ditur se sot në spitalin “8 Shtatori” një mjek është sulmuar nga familjarët e një të sëmure e cila pas disa ditësh shtrimi në spital ka vdekur nga koronavirusi. Në këtë rast ka intervenuar edhe policia ku ka shoqëruar në polici disa anëtarë të familje së të ndjerës që kanë sulmuar mjeken. Ata kanë tentuar me dhunë të tërheqin kufomën pa respektuar protokollet e të vdekurve nga COVID-19.

Marketing

Filipçe thotë se është një akt i mosrespektimit total të të gjithë punonjësve shëndetësorë që kanë më shumë se 4 muaj që punojnë ditë e e natë për çdo pacient. Ky është diskreditim i mundit, punës dhe sakrificës si dhe rrezikut në të cilin mjekët ekspozohen çdo ditë.