Pack: Si mendon Serbia të hyjë në BE pas nacionalizmit që tregoi në ndeshjen Kosovë-Mali i Zi

Ish-deputetja gjermane e Parlamentit Europian, Doris Pack, pas ndeshjes Kosovë-Mali i Zi tha se ka pak shpresë që Serbia t’i normalizojë marrëdhëniet me shtetet fqinje.

Ajo këtë deklaratë për shkak të trysnisë së Serbisë ndaj trajnerit dhe lojëtarëve serbë të kombëtares së Malit të Zi që të mos luajnë me Kosovën.

“Është e pabesueshme dhe Serbia dëshiron të hyjë në BE? Ky nacionalizëm i ashpër jep pak shpresë për marrëdhëniet e hershme normale midis shteteve pa të cilat ata nuk do të bëhet anëtare e BE-së”.

Trajneri serb i lindur në Mal të Zi dhe dy lojtarë kanë bojkotuar një kualifikues evropian kundër Kosovës pas presionit nga Serbia.

Traineri Ljubisa Tumbakoviç dhe lojtarët Marko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq nuk morën pjesë në ndeshjen e së premtes në Podgoricë, megjithëse tre lojtarë të tjerë serbë ishin me ekipin kombëtar.

Shoqata e futbollit e Malit të Zi ka caktuar një takim pas lojës për të shkarkuar zyrtarisht trajnerin.

Edhe pse kombëtarja e Malit të Zi ishte vendëse nuk pati përkrahjen e tifozëve në stadium për ndeshjen kundër Kosovës, pasi që malaziasit janë dënuar nga UEFA për thirrjet raciste gjatë ndeshjes me Anglinë.