Pacolli godet VV’në dhe Kurtin: Kalimi i pragut po i pengon Vuçiqit dhe aleatëve të tij

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se janë shqetësuar Vuciçi dhe aleatët e tij, për kalimin e pragut zgjedhor të koalicionit NISMA-AKR-PD.

Marketing

Pacolli ka shkruar në Facebook se përpjekjet për të manipuluar vu;lnëtin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar nga sundimi i ligjit.

“Ri-numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka konfirmuar se koalicioni Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar dhe mbizotëroi sundimi i ligjit. Ne do të përfaqësojmë në mënyrën më të mirë interesat e votuesve tanë dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës për prosperitet ekonomik, sundim të ligjit dhe ruajtjen e miqësisë sonë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti. Jemi krenarë që vendet tona në Kuvendin e Kosovës kanë shqetësuar Vuçiqin dhe aleatët e tij”, ka shkruar Pacolli.

Këto deklarata Pacolli i ka dhënë pak minuta pasi kreu i Vetqvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar se i ka siguruar numrat për të formuar qeverinë.

Marketing