Pacolli: Më në fund BE-ja hap bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje politike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Për këtë ka reaguar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë që ky është një lajm i shumëpritur.

“Më në fund lajmi shumëpritur se BE më në fund do të hap bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E merituar por e vonuar për të dy vendet! Urime Edi Rama dhe Talat Xhaferi”, shkruan Pacolli.