Pacolli: Me shtyrjen e Samitit të Parisit, shtyhet marrëveshja Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se shtyrja e Samitit të Parisit të paraparë që të mbahej më 1 korrik shtyn edhe marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Marketing

“Kosova nuk do të mbetet peng dhe as e izoluar nga teket e Serbisë. Çdo pengesë që i bëhet Kosovës, është pengesë që po i bëhet edhe rajonit në proces të rrugëtimit evropian”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Ai ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që ta shtojë presionin ndaj Beogradit zyrtar.

“Serbia po mbahet e lidhur fortë me Rusi, prandaj vendet tjera nuk kanë pse të mbesin peng i kësaj agjende. BE dhe vendet anëtare duhet ta ashpërsojnë qasjen ndaj Serbisë. Vetëm atëherë Samitet nuk do të shtyhen dhe arritja e Marrëveshjes do të jetë opsion real”.
“Më vie keq që Serbia preferon vonesat, sabotimet, ekuivoket”.

Marketing