Pacolli në Uashington në forum për liritë fetare

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë për liritë fetare.

Pacolli është ftuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo.

“Mozaiku i Kosovës si një shtet i ri, shumetnik dhe shumë fetar pasqyron një shembull konkret të ndërtimit të konceptit të avancuar të harmonisë ndër fetare të kultivuat me shekuj”, tha Pacolli para nisjes.

Ai theksoi se do të mbante shumë diskutime me zyrtarët amerikanë dhe shumë vende të tjera për të shtyrë prioritetet diplomatike të Kosovës.