Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovë, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi sot magjistralen Suharek-Duhël.

Pacolli ka thënë se nga ky aksident u shua një familje e cila kishte ardhur nga Zvicra për pushime në vendlindje.

Pacolli ka bërë apel te të gjithë që të kenë kujdes, të respektojnë rregullat dhe jetën e tyre.

Postimi i plotë:
Sot, një familje e tërë u shua në një aksident të tmerrshëm në fshatin Biraq. Një familje me banim në Zvicër e cila ka ardhur për të kaluar pushimet e tyre në vendlindje. Shumë tragjike, shumë e rëndë! Ju bëj apel: Kini kujdes, respektoni rregullat, respektoni jetën tuaj dhe të tjerëve!