Pacolli: Vizita ime në Afrikë i dha fund spekulimeve të Serbisë

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka thënë se vizita e tij në shtetet afrikane iu ka dhënë fund spekulimeve të Serbisë.

Marketing

“Ishte me rëndësi që kjo vizitë e imja iu dha fund të gjitha spekulimeve që Serbia i ka bërë dëmin Kosovës duke u munduar që të krijojë një narracion, që gjoja se Kosova është duke biseduar për statusin e vet e gjëra të tjera”.

Ai gjatë qëndrimit të tij në Tanzanis tha se Kosova shumë shpejt do të hapë ambasadën në këtë shtet pas takimit që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të këtij shteti, Augustin Mahiga, njofton Klan Kosova.

“Ishte një takim shumë i frytshëm dhe ishte i pari në këtë nivel pas njohjes së Kosovës nga Tanzania në vitin 2012. Kemi biseduar për hapjen e ambasadës dhe janë duke u bërë bisedimet e fundit që Kosovës t’i jepet leja për të hapur ambasadën në Tanzani. Është lajm shumë i mirë dhe ne do ta bëjmë këtë shumë shpejt dhe ministri premton se do të punojë që Kosova të promovohet edhe në këtë pjesë të botës”.
Pacolli në një reportazh të Info Magazines nga Afrika tha se kjo ambasadë do të jetë shumë e rëndësishme .

“Jemi në një ambient këtu ku askush nuk e ka njohur Kosovën dhe kjo ambasadë do të jetë shumë e rëndësishme për arsye se Kosova do të formonte një platformë e mirë që të punonte me shtetet përreth.

“Po ashtu do të ishte edhe një mundësi e mirë edhe për biznesmenët e Kosovës që të vijnë këtu dhe punojnë kur dihet që Tanzania ofron bazë të bashkëpunimit ekonomik. Ministri ishte i interesuar që të krijohet një raport biznesor në mes të dy vendeve”.

Takimi tjetër me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë do të ndodhë në Zvicër, në të cilin Pacolli mendon se do ta ftojë Mahigën për një vizitë në Kosovë.