Pacolli – Vuçiqit: Mos e luaj rolin e molerit, kthehu në tavolinën e dialogut

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Marketing

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi duhet ta kuptojë se Serbia nuk mund të bëhet pyke në marrëdhëniet strategjike dhe të përhershme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe duhet të ndalët me retorikat agresive ndaj Kosovës.

Duke i adresuar presidentit serb, Pacolli po ashtu thotë “…e ftoj që mos të luaj rolin e molerit në lojën lindje-perëndim, por të kthehet në tavolinë të dialogut ku po ju presim… me platformë!

Ky është postimi i plotë:

Presidenti i Serbisë, Vuçiqi duhet ta kuptojë se Serbia nuk mund të bëhet pyke në marrëdhëniet strategjike dhe të përhershme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe duhët të ndalët me retorikat agresive ndaj Kosovës. Zotri Vuçiqi e din fare mirë se në bisedime shkohet me platformë të qartë.

Serbia nuk duhët të luhatet e kurthuruar në lojën e saj mes lindjës dhe perëndimit por duhët të ketë një platformë për bisedimet e ardheshme.

E siguroj Vuciqin që asnjë paqe e qëndrueshme dhe afatgjatë nuk mund të ndërtohet pa gjykimin e krimeve, prandaj në funksion të kësaj duhet të ketë një Gjykatë e cila do të merrej me përgjegjësinë kriminale të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Rajoni duhet të pastrohet nga krimi dhe kriminelët që shëtisin të lirë gjithandej në Serbi e rajon.

Në anën tjetër, Presidenti Vuciq nuk ka pse të brengosët për komunitetin serb që jeton në Kosovë, sepse nuk ka komunitet në botë, që gëzon të drejta dhe siguri në nivelin që kanë qytetarët serb në Republikën e Kosovës.

E për “gëlqerosje”… si theksoi ai, e ftoj që mos të luaj rolin e molerit në lojën lindje-perëndim, por të kthehet në tavolinë të dialogut ku po ju presim… me platformë! /Lajmi.net/

Marketing