Padi penale edhe kundër një personi që kërcënoi deputetët përmes rrjeteve sociale

Manastir në koordinim me Sektorin për krim kompjuterik dhe forenzikë dixhitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tek Prokuroria Publike përkatëse do të ngrisin akt padi për personin .A.S. (30) nga Manastiri, për shkak se siç thuhet në kumtesë, personi në fjalë ka shpërndarë në rrjetet sociale material i cili rrezikon sigurinë e deputetëve të Kuvendi të Republikës së Maqedonisë, dhe ka përmbajtje raciste dhe ksenofobike.

Marketing

Personi në fjalë akuzohet në bazë të nenit 144 për “Kërcënim të sigurisë” dhe nenit 394-g “Shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobike nëpërmjet sistemeve kompjuterike” nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Pas konsultimeve me Prokurorinë themelore në Manastir A.S është thirrur në bisedë zyrtare në stacion policor ku ka shpjeguar se materialin e ka shpërndarë për mes telefonit të tij.

Nga MPB thonë se Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë dixhitale do të vazhdojnë me punën e tyre dhe sanksionimin e rasteve të tilla. Dhe se çdo qytetarë mundë të paraqes raste të tilla në [email protected].

Marketing