Padi penale kundër 20-vjeçares nga Tetova, publikoi fotografi komprometuese

Është ngritur padi penale ndaj një vajzë nga Gurgurnica Tetovës pasi e njëjta ka krijuar profile të rrejshme në rrjetet sociale me të dhëna të një personi tjetër dhe ka postuar fotografi me përmbajtje komprometuese.

Marketing

“SPB-Tetovë ka ngritur kallëzime penale kundër H.A. (20) nga fshati Gurgurnicë për shkak të dyshimit se e njëjta ka abuzuar me të dhëna personale. Gjatë muajit qershor të vitit 2016, ajo ka krijuar profile të rejshme në Instagram dhe Snapchat me të dhëna të personit V.K. (31) nga Tetova prej ku ka postuar fotografi komprometuese të V.K.”, thonë nga MPB.

Marketing