Padi penale ndaj ish-drejtorit të Agjencisë së Filmit dhe tetë personave të tjerë

Nëntë persona nga Agjencia për Film janë të dyshuar se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për thuajse 622.000 euro.

Marketing

Në mesin e tyre janë edhe ish drejtorët: Darko Bashevski dhe Mimi Gjorgjievski Ilievska, të gjithë ndiqen për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”. Ata dyshohen se në disa raste e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me çka kanë lejuar që personat nga Agjencia që në mënyrë të paligjshme të marrin pjesë në konkurs dhe që të përfitojnë me mjete parash.

Sektori për Punë të Brendshme Shkup deri te Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kumtoi se ka dorëzuar 9 padi penale.

D.B., në cilësinë e drejtorit të Agjencisë për Film të RM-së, në periudhën prej 2014 deri në 2015 dhe M.GJ.I., në cilësinë e drejtorit të Agjencisë për film të RM-së, në periudhë kohore prej 2015 deri më 2017, në disa raste e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe në këtë mënyrë, edhe pse e kanë ditur se personat V.B., si anëtarë të Këshillit të Filmit të Agjencisë, që në mënyrë ligjore nuk munden të marrin pjesë në konkurs të Agjencisë për marrjen e mjeteve financiare, as të marrin pjesë në realizimin e projekt i cili ka marrë para nga Agjencia, megjithatë i njëjti – si udhëheqës ose regjisor i shtëpive të produksionit “Pank Film” dhe “Fokus Pokus”, kanë nënshkruar marrëveshje për incizimin e projektit filmik “Liri ose vdekje” dhe filmat e metrazhit të gjatë “Amfiteatri Skupi” dhe “Shushunja”.

Pas procedurës së zbatuar në mënyrë të paligjshme, Agjencia për Film, shtëpive të produksionit u ka dhënë mjete parash me vlerë prej 38.221.716 denarë. Në kryerjen e veprës penale kanë marrë pjesë edhe të paraqiturit tjerë në cilësi të anëtarëve të Bordit Udhëheqës të Agjencisë për Film, të cilët e kanë ditur se procedura për dhënien e parave është e paligjshme, megjithatë ata e kanë miratuar që e njëjta të zbatohet.

Marketing