Padi penale për 67-vjeçarin që kërcënoi Zaevin

Është ngritur padi penale ndaj 67-vjeçarit nga Shkupit i cili përmes një komenti në Facebook kërcënoi kryeministrin Zoran Zaev.

Marketing

“Departamenti krimit kibernetik dhe mjekësisë ligjore ka ngritur padi penale kundër V.Z. (67) nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “rrezikim të sigurisë” me anë të sistemit informatik. Më 25.07.2019, personi në fjalë përmes një profili në emrit e tij në rrjetin social Facebook publikoi një koment kërcënues ndaj kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”,thonë nga MPB.

Kryeministri Zoran Zaev më 25 korrik nga foltorja e Kuvendit informoi se ai kishte raportuar kërcënimin ndaj tij në Ministrinë e Brendshme. Komenti kërcënues ishte shkruar në videon e drejtpërdrejtë të konferencës për shtyp mes komisionerin për Zgjerimi të BE-së, Johannes Hahn dhe kryeministrit Zaev.

“Vetëm plumb për ty kopil, të cilin me qejf do ta shkrep pa mu trembur syri”, thuhet në komentin që Zaev e lexoi në Kuvend.