Padi penale për ish-ministrin e Bujqësisë Aco Spasenovski

Drejtoria e Policisë Financiare deri tek Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka paraqitur padi penale kundër ish-ministrit të Bujqësisë, Aco Spasenovski.
Ish-ministri i Bujqësisë, Aco Spasenovski ngarkohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në vitin 2009 në cilësinë e ministrit ka mundësuar pagesën e 7.3 milionë denarëve për hulumtime shkencore, informojnë nga Policia Financiare.

Marketing

Gjithashtu padi penale është parashtruar edhe kundër pronarit të “Agro Konsalting Ndërkombëtare”, A.GJ si dhe kundër “Agro Konsalting Ndërkombëtar” si subjekt juridik.

“I denoncuari i parë A.S. në cilësinë e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave gjatë vitit 2009 i ndihmuar nga i denoncuari i dytë A.Gj., pronar dhe drejtues i personit juridik si i denoncuar i tretë “Agro Konsalting Ndërkombëtar”, e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare dhe autorizimin në mënyrë që ka dhënë urdhër dhe ka paguar fatura në shumë të përgjithshme prej 7.338.551 denarësh për çka janë dorëzuar dhe janë pranuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave gjithsej 27 raporte të pavërteta për “kryerjen e hulumtimit shkencor dhe monitorimit”, gjegjësisht ka mundësuar që personi juridik si i denoncuar i tretë të fitojë dobi pronësore të paligjshme prej 7.338.551 denarësh, për të cilën shumë e kanë dëmtuar Buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave”, theksojnë nga Policia Financiare.

Marketing