Padi penale për këshilltarin nga Ohri, Nefi Useini dhe vëllait të tij

Policia parashtroi padi penale kundër këshilltarit në Komunën e Ohrit, Nefi Useini dhe kundër një personi tjetër, lidhur me incidentin e djeshëm që ndodhi para një hoteli në Ohër.

Marketing

Sipas kumtesës nga SPB – Ohër, bëhet fjalë për Useinin dhe vëllanë e tij Ibrahim (48), si kryes të dyshimtë të veprës penale “dhunë” dhe “mbajtje e paautorizuar e armës apo materiale shpërthyese”. Policia me urdhër të Prokurorit publik kreu edhe bastisje në shtëpitë e dy të dyshuarve, si dhe se po zbatohen masa për gjetjen e tyre dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Personi S.T. nga Ohri dje në polici ka paraqitur se ndaj tij është kryer sulm fizik, si dhe se ishin drejtuar kërcënime ndaj tij dhe ndaj djalit të tij të mitur me armë zjarri nga ana e Useinit dhe disa persona të tjerë.

Nefi Useini është njeriu i parë i partisë BDI në Ohër. Lideri partiak, Ali Ahmeti dje për rastin, para mediumeve tha se pyetjet e tilla nuk mund t’i zgjidhë partia por organet e ndjekjes, përkatësisht prokuroria dhe policia. Padi penale kundër Useinit janë parashtruar edhe në të kaluarën për disa raste të dhunës, sulmeve fizike, uzurpimit të hapësirës.

Marketing