Sektori i Punëve të Brendshme Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup parashtroi padi penale kundër SH.I (27) nga fshati Gërçec për shkak dyshimit se ka kryer tre vepra penale “plaçkitje” nga të cilat ka arritur përfitim të kundërligjshëm pronësor prej rreth 408.000 denarë.

I denoncuari veprat penale i ka kryer në gusht të këtij viti në rajonin e Gjorçe Petrovit, Karposhit dhe Gazi Babës, të gjitha në objekte të kazinos “Senator” dhe në mënyrë identike në vendin e ngjarjes ka shkuar me motoçikletë “Kimko” (pa targa), është parkuar para kazinove, ka hyrë dhe duke kërcënuar me arë nga të punësuarit ka kërkuar para.

Në bazë të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra janë siguruar dëshmi materiale, ndërsa në datën 6 të muajit të kaluar në rrugën “Kozle” afër këndit për fëmijë pranë lumit Vardar është gjetur motoçikleta “Kimko” dhe është dorëzuar për ekspertizë krim-teknike

Artikulli paraprakQytetarët në banka i ruajnë katër miliardë euro
Artikulli tjetërDisa komuna të Shkupit, nesër pa energji elektrike