Padi penale për një ish-drejtor të AUV

Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik pran SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka parashtruar padi penale kundër ish drejtoreshës së Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për shkak dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”.

Marketing

Siç kumton MPB, i denoncuari Z.P (39) nga Shkupi në periudhën nga dhjetori i vitit 2016 deri në maj të vitit 2017, derisa e ka ushtruar funksionin drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, duke e shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare me tejkalimin e autorizimeve të tij zyrtare ka vepruar në kundërshtim me nenin 53 nga marrëveshja e lidhur mes Agjencisë Evropiane për Siguri dhe Ushqim dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

“Në nenin 53 saktë thuhet se personi i cili emërohet si koordinator ndihmës i EFSA nuk mund të marrë ndonjë kompensim shtesë nga Agjencia, as të kumulojë program parainkuadrues me çfarëdo marrëveshje tjetër për punë me trupa tjerë. Kundrejt kësaj, i denoncuari ka lidhur kontratë për vepër me K.M. në atë kohë e punësuar në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, për kryerje e obligimeve të punës dhe detyrat si asistent koordinator i EFSA, të cilët janë paraparë me Rregulloren për sistemim në vendet e punës në Agjencia për Ushqim dhe Veterinari për vendin e saj të punës”, thuhet në kumtesë.

Në bazë kontratës së lidhur për vepër në periudhën e lartpërmendur kohore, shtojnë nga MPB, secilin muaj K.M pa bazë i janë paguar mjete në para në vlerë prej 62.934 denarë, me të cilin i denoncuari i ka mundësuar të fitojë dobi pronësore të kundërligjshme në vlerë të përgjithshme prej 377.604 denarë.

Marketing