Padi për zyrtarin e qeverisë: Dëmtoi buxhetin me mbi 2 milionë denarë

Policia ka ngritur padi penale kundër personit me inicialet S. P. (51) nga Shkupi, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Personi ka qenë i punësuar në Shërbimin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeveri dhe duke shfrytëzuar ndikimin e tij, në mënyrë joligjore ka shpërndarë SIM kartela që kanë qenë në pronësi shtetërore.

SPB Shkup – Njësia për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike, në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, ngriti akuza penale kundër S. P. (51) nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizim” i parashikuar dhe i dënueshëm sipas nenit 353 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, duke dëmtuar Buxhetin e Zyrës për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për 2.079.471 denarë.

evn