Paga mesatare në janar 24.517 denarë

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, në janar të vitit 2019 është 24.527 denarë, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Marketing

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, në janar të këtij viti në krahasim me janarin e vitit 2018, shënoi rritje për dy për qind.

Rritja bëhet kryesisht para se gjithash, me rritjen e pagës neto mesatare mujore për të punësuar në sektorët e veprimtarisë shëndetësore dhe mbrojtjes sociale 9,6 për qind, në minierë dhe gurore 8,3 për qind dhe në arsim 5,3 për qind.

Zvogëlimi i pagës mesatare mujore neto në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët e artit, argëtimit dhe rekreacionit për 21,4 për qind, informatave dhe komunikacioneve për 19,8 për qind dhe tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave për 14,3 për qind.

Paga mesatare mujore bruto për të punësuar në janar të vitit 2019 është 36.386 denarë dhe shënon rritje prej 3,3 për qind.

Marketing