Pagat në arsim, SASHK-u kërcënon me protesta

Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Kulturës nuk heq dorë nga kërkesat për rritjen e pagave për mësimdhënësit për 25%, nga janari i vitit të ardhshëm. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski thotë se takimi i fundit i mbajtur të premten me drejtuesit e Ministrisë së Arsimit ka përfunduar pa marrëveshje. Sipas tij, nëse do të ketë ose jo grevë do të varet nga ministria, përkatësisht plotësimi apo jo i kërkesës së sindikatës.

Marketing

A do të ketë ose jo grevë kjo nuk varet prej nesh, por varet nga Ministria e Arsimit dhe nga Qeveria. 01-20 Mendoj se Qeveria dhe ministra nuk guxojnë të blejnë kohë, pikërisht në këtë periudhë kur anëtarët tonë na bëjnë presion edhe ndaj nesh por edhe ndaj Ministrisë pra për rritjen e pagave dhe mendoj se duhet të gjendet gjuhë e përbashkët”- tha Jakim Nedellkovski, kryetar i SASHK-ut.

Sipas Nedellkovskit, sindikata ende nuk ka vendosur për formën e protestës, por nuk e përjashton edhe mundësinë e protestave.

Pas 1 tetorit do të kemi seancë të këshillit dhe atëherë do të vendosim se cilat do të jenë hapat e ardhshëm. Ende nuk është vendosur, mund të ketë grevë, kur do të ndodh nuk e dimë ende, mund të organizojmë protesta, bllokadë e komunikacionit”- pohoi Jakim Nedellkovski, kryetar i SASHK-ut.

Nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës mbeten në qëndrimin se rritje të pagave nuk mund të ketë pa shqyrtimin e të gjithë parametrave dhe të dhënave konkrete. Ministri Ademi më parë ka thënë se me rritjen e pagave këtë shtator për 5%, arsimtarët në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar, do të kenë pagë 10% më të lartë.

Greva organizohet kur nuk ka zgjidhje. Ne themi se, ofrojmë zgjidhje dhe kemi zgjidhje. Në të ardhmen do të ketë rritje të rrogave, por pasi të shqyrtohen të gjithë parametrat dhe të dhënat”-theksoi Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Për shkak të pakënaqësisë ndaj pagave të ulëta, Sindikata e Arsimit në fillim të vitit shkollorë organizoi grevë paralajmëruese duke i dhënë kohë ekzekutivit 1 muaj kohë që të marrin vendim për rritjen e pagave të mësimdhënësve për 25%.

Marketing