Pagesa e borxheve të mbetura për ujë dhe mbeturina pa interes nga data 4 deri më 29 nëntor

Qytetarët e Qytetit të Shkupit nga data 4 deri më 29 nëntor të këtij viti do të munden t’i paguajnë borxhet e mbetura për ujë dhe mbeturina komunale pa interes.

Marketing

Siç kumtoi NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup, në seancën e 22-të të Bordit Drejtues të kësaj ndërmarrje u soll vendim për pagesë të borxheve deri në 24 këste mujore, në varësi të vlerës së borxhit, pa interes për vonesën e pagesës. Pas skadimit të kësaj periudhe vendimi hyn në fuqi.

NP “Ujësjellës dhe kanalizim” u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët kanë borxhe, ta shfrytëzojnë këtë periudhë për pagesë të kësteve pa interes për vonesën e pagesës.

Marketing