Pahor: Vizita tek varri i Goce Dellçevit është pjesë e protokollit, nuk ka prapavijë

Vizita e presidentit slloven tek varri i Goce Dellçevit, ndonëse ndodhë në një kohë kur kjo temë është shumë aktuale në raportet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, sipas presidentit Slloven është çështje e rregulluar nga protokolli i presidentit Pendarovski, dhe nuk ka kurrfarë prapavije.

Marketing

Ndryshe menjëherë pas takimit dy presidentët, ai i Sllovenisë dhe i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pahor dhe Pendarovski folën për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe për mbështetjen që sllovenia i jep RMV-së në rrugën drejt BE-së.

“Jam i bindur se do të kemi ardhmëri të përbashkët si pjesë të BE-së. Sllovenia mbështet integrimin e vendit tonë në BE. Bashkë konstatuam se ardhmëria e rajonit është në Bashkimin Evropian”, tha Pendarovski.

Nga ana tjetër presidenti Slloven theksoi rëndësinë e konferencës ndërqeveritare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

“Koha e kësaj vizite nuk është e rastësishme, e zgjodha këtë kohë se tani është koha e rëndësishme që të mos anulohet konferenca ndërqeveritare mes RMV-së dhe Bashkimit Evropian, edhe pse jemi dëshmitarë se kohëve të fundit ka disa hamendje nga disa vende të BE-së”, tha Pahor, duke shtuar se Sllovenia është mike me Maqedoninë e Veriut por edhe me republikën e Bullgarisë”, tha Pahor.

Marketing