‘Pajtimi’, Ahmeti: Le të zgjidhen praktikat më të mira nga vendet tjera

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në takim pune zonjën Rachel Galloway, Ambasadore e Britanisë së Madhe në Maqedoni.

Marketing

Kryetari Ahmeti ka theksuar zhvillimin pozitiv me arritjen e 80 votave në Kuvend për hapjen e kushtetutës dhe nënvizoi pritjet që votat në vijim të rriten edhe më tepër në mbështetje të rrugës tonë për në Bruksel.

Z. Ahmeti shprehu zhgënjim me pozitat e udhëheqësisë së opozitës përballë zhvillimeve politike në vend që mundësojnë integrim eurotatlantik.

Z. Ahmeti vlerësoi rolin pro perëndimor të 8 deputetëve të opozitës si nismëtar edhe të realizimit të premtimit të Kryeministrit Zaev për pajtim dhe falje por edhe kontribuues në përpilimin e amendamenteve kushtetuese.

Sa i përket amendamenteve kushtetuese, z. Ahmeti vlerësoi që përpilimi i tekstit do të jetë konsensual dhe në frymën e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa mbështetja për to në Kuvend do të zgjerohet edhe më tej.

Në lidhje me pajtimin, z. Ahmeti theksoi që duhet të arrihet mirëkuptim midis palëve në frymën e tejkalimit të dallimeve dhe dhënies së përkrahjes konsensuale për integrimit të vendit në BE dhe NATO.

Për këtë temë, le të gjinden praktikat më të mira në rrethana të ngjashme nga vendet tjera dhe të aplikohen tek ne.