Pak surpriza, ja renditja e tenistëve pas përfundimit të Australian Open

Tenisti serb Novak Gjokoviq dhe ai australian Ashleigh Barty vijojnë të komandojnë renditjen botërore edhe pas grand slamit të “Australian Open”, mbyllur 24 orë më pare në Melburn.

Marketing

Nëse për Gjokoviqin kjo ishte e pritshme, pasi triumfoi në Melburn, Barty ruan këtë pozicion edhe pse u eliminua në gjysmëfinale.

Te meshkujt nuk ka asnjë ndryshim në “top-5”, me Nadalin që ndjek serbin, ndërkohë që Medvedevi parakalon Thiemin. I pesti qëndron ende Roger Federeri, që nuk luan prej një viti.

Te femrat, japonezja Naomi Osaka i afrohet kreut pas fitores në “Australian Open”, ndërkohë që ngjit shkallët edhe tenistja rumune Simona Halep.

Renditja “Top-5” meshkuj

Novak Gjokoviq, 12.030 pikë

Rafael Nadal, 9.850 pikë

Daniil Medvedev, 9.735 pikë

Dominic Thiem, 9.125 pikë

Roger Federer, 6.630 pikë

Renditja “Top-5” femra

Ashleigh Barty, 9.186 pikë

Naomi Osaka, 7.835 pikë

Simona Halep, 7.255 pikë

Soa Kenin, 5.760 pikë

Elina Svitolina, 5.370 pikë

Marketing