Pakistani e dënon me vdekje për tradhti kombëtare ish-presidentin Musharraf

Ish-gjenerali i ushtrisë pakistaneze dhe ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Islamabad nën akuzën për tradhti kombëtare.

Marketing

Paneli prej tre gjykatësve e dënuan atë në lidhje me akuzën për tradhti kombëtare të përmasave të mëdha, në kuadër të akt-akuzës që i ishte ngritur në vitin 2013.

Gjenerali Musharraf e kishte marrë pushtetin në Pakistan përmes një puçi ushtarak në vitin 1999 dhe kishte shërbyer si president i vendit nga viti 2001 deri në vitin 2008.

Ai tash për tash ndodhet në Dubai pasi në vitin 2016 kishte marrë leje nga autoritetet që të shkojë jashtë vendit për trajtim mjekësor.

Organet e drejtësisë e ngritën akuzën kundër tij pas vendimit për suspendimin e kushtetutës në vitin 2007, me ç’rast ish-presidenti e kishte futur në fuqi gjendjen e pushtetit emergjent me qëllim që t’ia zgjaste mandatin vetes, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Marketing