Pakistani për sulmet izraelite: “Nuk është konflikt, por masakër”

Ministrja e të Drejtave të Njeriut e Pakistanit kundërshtoi kreun e OKB-së Antonio Guterres, i cili dhunën aktuale në Lindjen e Mesme e quajti “konflikt”, duke thënë se kjo që po ndodhë nuk është e tillë, por është “masakër”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Me respekt i nderuar SG (sekretar i përgjithshëm), ky nuk është konflikt por një masakër nga forcat pushtuese dhe OKB-ja ka nevojë të zbatojë përgjegjësitë e saj për të mbrojtur popullin palestinez kundër terrorizmit shtetëror të Izraelit”, shkroi Shireen Mazari në Twitter.

Marketing

“Mos harroni Statutin VII të Kartës së OKB!” shtoi ajo, duke iu referuar pjesës së dokumentit që lejon Këshillin e Sigurimit të OKB-së të përcaktojë ekzistencën e çdo kërcënimi për paqen, ose aktin e agresionit, dhe të ndërmarrë veprime ushtarake dhe joushtarake për të rivendosur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Të premten, Guterres bëri thirrje për “deeskalimin” dhe “ndërprerje të armiqësive” në Gaza dhe Izrael.

“Apeloj për deeskalim të menjëhershëm dhe ndërprerje të luftimeve në Gaza dhe Izrael. Shumë civilë të pafajshëm tashmë kanë vdekur. Ky konflikt mund të rrisë vetëm radikalizimin dhe ekstremizmin në të gjithë rajonin”, tha ai në një postim në Twitter.

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës të bllokuar vranë tetë palestinezë të tjerë sot herët, duke e çuar numrin e të vdekurve në rreth 140, së bashku me 950 të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gaza.

Gjashtë fëmijë dhe dy gra u vranë nga forcat izraelite në sulmin e fundit ndaj një shtëpie banimi.

Situata u tensionua në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar gjatë muajit të kaluar ndërsa kolonët izraelitë u futën pas një urdhri gjykate për dëbimin e familjeve palestineze në zonë.

Kohët e fundit, tensionet u përshkallëzuan më tej, duke u zhvendosur nga Kudsi Lindor në Gaza pasi grupet palestineze të rezistencës atje u zotuan për hakmarrje ndaj sulmeve izraelite në Xhaminë Al-Aksa dhe Sheikh Jarrah nëse nuk ndaleshin.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, veprim ky që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.



. .

Marketing