Pakoja e gjashtë ekonomike, 17.8 mln euro për sektorët më të prekur nga kriza Covid

17.8 milion euro janë alokuar si ndihmë për sektorët më të prekur nga kriza e virusit Corona nga pakoja e gjashtë ekonomike. Me këtë pako ndihmash financiare, priten të ndihmohen dhjetë mijë kompani dhe t’u dilet në ndihmë më shumë se 60,000 punëtorëve.

Marketing

Turizmi ka qenë sfera më e goditur prandaj në të gjitha gjashtë masat, turizmi është prekur me masa të ndryshme.

“Tek agjensitë turistike dua të potencoj se vlera e masave që do të ndahet do të varet nga të ardhurat e realizuara në vitin 2019, pastaj numri i të punësuarve dhe lloji i licencës, ndërsa do të jetë nga 60 mijë deri më 300 mijë denarë për subjektet juridike. Për të gjitha këto thirrje publike për bazë do të merren të ardhurat mesatare mujore të realizuara gjatë vitit 2019. Ndërsa lartësia e mbështetjes përllogaritet si vlerë për 30 për qind e të ardhurave mesatare mujore, në mënyrë shtesë se cili subjekt aktiv, do të marrë mbështetje financiare në vlerë prej 15,200 denarë për cdo të punësuar” – u shpreh Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Nga 7 thirrjet publike për masat nga pakoja e gjashtë, dy thirrjet e para janë shpallur për artistët e estradës, thirrja e tretë publike është për organizatorët e eventeve, thirrja e katër është për mbështetje financiare për këndet e regjistruara të lojrave për fëmijë, e pesta është për mbështetje financiare për ushtrues të licencuar të veprimtarisë gastronomike si, janë kabaretë, baret e natës dhe diskotekat, e gjashta është për mbështetje financiare për sallonet e dasmeve, dhe thirrja e shtatë për agjencitë e licencuara turistike.

Marketing