Palmer javën e ardhshme do të qëndrojë në Beograd

Diplomati amerikan, Matheë Palmer do të marrë pjesë në Forumin e nëntë të Sigurisë, i cili do të mbahet në Beograd nga data 16 deri më 18 tetor, njoftoi kjo organizatë joqeveritare.

Më 30 gusht, Palmer është emëruar i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.
Rreth një muaj më vonë Shtëpia e Bardhë ka emëruar Richard Grenellin, aktualisht ambasador i SHBA-së në Gjermani, të dërguar të posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett paralajmëroi të mërkurën në rrjetin social, Tëitter se Palmer së bashku me Grenellin do të qëndrojnë sot në Kosovë.

Mirëpo në Prishtinë ka udhëtuar sot vetëm Grenell.
Forumi i Sigurisë në Beograd njoftoi se në tubimin e tij javën e ardhshme, ndër të tjerë do të marrin pjesë edhe Susanne Schutz, diplomate gjermane e ngarkuar me Ballkanin Perëndimor dhe Catherine Ashton, ish-shefe e politikës së jashtme të BE-së.

Gjatë ditës, Grenell është takuar në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas takimit, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se Grenell pret bashkëpunim me liderët vendorë, në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell bisedoi me liderët në Prishtinë për vazhdimin e dialogut.

Më herët, ambasada amerikane në Prishtinë e ka cilësuar vizitën si tregues për mbështetjen që SHBA-ja i jep procesit të dialogut.
Ndërkohë që analistët politikë në Prishtinë thonë se Shtetet e Bashkuara kanë rritur ndjeshëm interesimin për Ballkanin dhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.
Aktualisht ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është pezulluar për shkak të taksës 100 për qind që autoritetet e Kosovës kanë vënë në mallrat e Serbisë dhe Bosnjës në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo pasi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përmendur këtë masë si arsyetim për mosvazhdim të dialogut.
Heqjen e taksës e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

evn