Palmer: Kërkojmë njohje reciproke Kosovë-Serbi

Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer dhe përfaqësues për Ballkanin Perëndimor ka thënë sot se Amerika dëshiron që të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë,
Sipas tij ky normalizim nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

Marketing

Për N1 në Bosnjë, ai ka thënë se “është e nevojshme që Prishtina dhe Beogradi të ulen në tavolinë, ta arrijnë marrëveshjen dhe të marrin rrugë drejt Bashkimit Evropian”.
“Duhet të arrihet marrëveshja e cila do të jetë e pranueshme dhe e përkrahur nga publiku në të dy anët, si mënyra më e mirë për ecjen para”.

“Me rëndësi është që marrëveshja të jetë e zbatueshme, e drejtë dhe e qëndrueshme”.
Pastaj ai ka thënë se me të dërguarin Richard Grenell ka marrëdhënie shumë të mira duke theksuar se nuk është hera e parë që SHBA dërgon dy përfaqësues për një çështje.

Marketing