Palmer: Maqedonia e Veriut së shpejti do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Methju Palemr deklaroi se është i bindur se Maqedonia e Veriut së shpejti do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

Marketing

“Mbetën një numër i caktuar i anëtareve që duhet ta ratifikojnë protokollin për aderim, duke përfshirë edhe SHBA-në. Kjo kërkon një procedurë interne në Senat dhe shpresoj se gjithçka do të përfundojë deri në dhjetor. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të caktojmë një datë tjetër për disa muaj”, tha Palmer në intervistën për Radiotelevizionin e Malit të Zi, raporton REL.

Sipas tij, SHBA-ja angazhohet për një Ballkan Perëndimor stabil të integruar në institucionet euroatlantike, për dallim nga Rusia e cila kërkon që ai të bazohet në trazira dhe mosbesim.

“Ballkanin Perëndimor e shoh si anëtar të familjes së vendeve perëndimore, të integruara në institucionet euroatlantike, si vende me të cilat bashkëpunohet mbi bazën e rregullave dhe normave. Rusët kanë treguar se dëshirojnë një rajon të bazuar në trazira dhe në mosbesim. Mendoj se kjo u duk shumë qartë me përkrahjen e Rusisë lidhur me grusht shtetin në vitin 2016 në Malin e Zi, për të penguar që vendi të hyjë në NATO”, tha Palmer.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor konsideron se “rusët nuk kanë përfunduar që të këmbëngulin për të bërë probleme në Malin e Zi dhe në Ballkanin Perëndimor.

Marketing