Palmer: Opozita të mendojë në mënyrë strategjike për referendumin

Maqedonia tashmë ka marrë ftesë historike prej NATO-s, ndërsa ka marrë edhe drejtim të qartë për negociatat inkuadruese me BE-në. Shpresojmë se qytetarët e Maqedonisë do ta shfrytëzojnë rastin më 30 shtator ta japin votën e tyre në referendum për inkuadrimin e vendit në BE dhe në NATO me pranimin e Marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë, deklaroi ushtruesi i detyrës zëvendës ndihmës i sekretarit të SHBA-së, Methju Palmer, pas takimit sot pasdite në Qeveri me kryeministrin, Zoran Zaev.

Marketing

Në pyetjen e gazetarëve ai dërgoi mesazh edhe për opozitën.
“I rekomandoj opozitës të mendojë në mënyrë strategjike rreth çështjes për referendumin dhe shpresoj se këtë do ta bëjnë dhe ta kuptojnë se çfarë më saktë paraqet marrëveshja me Greqinë dhe cilat janë përfitimet prej saj”, tha Palmer.
Nga Qeveria paralajmëruan pas takimit kumtesë për të gjitha detajet për të cilat është biseduar.

Ndryshe, Palmer u takua edhe me shefin e shtetit, Gjorge Ivanov, me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ndërsa sonte duhet të mbajë takim edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Palmer do të marrë pjesë edhe në shënimin e festës së Ilindenit nesër në Krushevë dhe do të takohet me përfaqësues zyrtarë të autoriteteve lokale jashtë Shkupit.