Palmer përmbylli vizitën në Shkup: Porosia është e qartë, Amerika partnere dhe mike e juaja

Përfaqësuesi special i sekretarit amerikan të shtetit për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer në përmbyllje të vizitës së tij në Shkup deklaroi se SHBA është vend mik dhe partner i Maqedonisë së Veriut.“Porosia është se SHBA janë partner dhe mike e Maqedonisë së Veriut, ne jemi të përkushtuar në këto relacione me Maqedoninë e Veriut dhe integrimit të saj evropian, që përfshin NATO dhe BE.

Marketing

Rruga e Maqedonisë së Veriut deri në NATO është e pastër, ndërsa për rrugën deri tek anëtarësimi në BE mezi presim partneritetin”, theksoi sot Palmer gjatë largimit të tij nga Qeveria, pas përfundimit të takimit me kryeministrin Zaev, përcjellë INA.Ai tha se gjatë vizitës është riafirmuar dëshira për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Palmer tha se pas ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e Senatit, Uashingtoni me padurim pret që ky vend të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës.

Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, ai shtoi se SHBA vazhdojnë ta përkrahin, pasi që është tejet i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Palmer gjatë qëndrimit në Shkup u takua me presidentin Stevo Pendarovski, ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov, ministren e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe takimin përmbyllës sot me kryeminstrin Zoran Zaev.

Marketing