Pamje emocionuese,shikoni veprimin e portierit të West Ham (video)

Portieri i tretë i West Ham, David Martin, debutoi sot në Premier League përballë ekipit të Chelsea, në moshën 33 vjeçare. Martin arriti të ndihmojë skuadrën e tij të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë 0-1, duke e mbajtur rrjetën e tij të paprekur.

Marketing

Sapo gjyqtari kryesor vërshëlleu për herë të fundit, Martin shpërtheu në lot dhe u shtri në fushë, duke mos i besuar syve që kishte debutuar më në fund në Premier League dhe kishte mbajtur rrjetën e paprekur.

Menjëherë, shokët e tij të skuadrës shkuan për ta përkrahur dhe pamjet janë me të vërtetë emocionuese. Një histori që tregon qartë se asnjë futbollist nuk duhet të dorëzohet, dhe se momenti i tyre do të vijë herët apo vonë.