Klivja Çaçi është vajza shqiptare që humbi jetën pas një aksidenti tragjik në SHBA.
E reja nga Korça, prej disa vitesh jetonte në Amerikë e vetme, në kërkim të një jete më të mirë.

Mëngjesin e së martës teksa po udhëtonte me makinën e saj, ka humbur kontrollin duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Trupi i pajetë i 25 vjeçares ndodhet ende në Amerikë, teksa një solidarizim online po i vjen në ndihimë familjes për ta sjellë Klivjan në atdhe.

Shumë shqiptarë që jetojnë në kontinentin e largët dhe jo vetëm, kanë nisur të ndihmojnë me shuma të ndryshme, por duhen ende shumë të tjera që trupi i saj të rikthehet pranë familjes.

Ky është linku ku ç’dokush që ka mundësi të dhurojë një shifër sado modeste qoftë për Klivjan e ndjerë: