Pamje nga përleshja mes tifozëve të Ajaxit dhe Tottenhamit pas ndeshjes

Tre policë mbetën të lënduar dhe nëntë tifozë u arrestuan pas përleshjes që nisi mes tifozëve të Ajaxit dhe Tottenhamit, pas ndeshjes së mbrëmshme në stadiumin e rinovuar “White Hart Lane”.

Marketing

Tottenhami e humbi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit me rezultat 1:0, përkundër që e pati epërsinë e të qenit vendas, transmeton Gazeta Express.
Tifozët holandezë e festuan fitoren e skuadrës së tyre duke u shëtitur nëpër rrugët e Londrës, përderisa këndonin me zë të lartë dhe gjuanin shishe birra dhe kanaçe nëpër rrugët qendrore të qytetit.

Policia angleze ka bërë të ditur se nëntë tifozë janë arrestuar, prej të cilëve pesë ishin arrestuar para se të fillonte ndeshje, ndërsa katër të tjerët u arrestuan pas incidentit që ndodhi sapo përfundoi ndeshja.

Marketing